Skip to content

Lajmi I Fundit

Hapi “tunel” poshtë varrit në Lushnje! 36 vjeçari ish-student EKSELENT i mjekësisë, historia e trishtë e tij

Posted on April 22, 2026 By admin No Comments on Hapi “tunel” poshtë varrit në Lushnje! 36 vjeçari ish-student EKSELENT i mjekësisë, historia e trishtë e tij

Ditën e djeshme opinioni publik u trondit pas raportimit se në varrezat e qytetit të Lushnjes u vodhën eshtrat e një gruaje e cila kishte ndërruar jetë 17 vite më parë.

Pas ngjarjes së pazakontë qëndronte 36-vjeçari, Edison Ngresi i cili kishte hapur një tunel nën dhe për të “mbërritur” te varri.

Teksa dje u raportua se Ngresi vuan nga probleme të shëndetit mendor, detaje të reja janë bërë publike ditën e sotme nga e kaluara e tij.

Ku historia e të riut paraqitet e vështirë, ai mësohet të ketë qenë një student i shkëlqyer në Fakultetin e Mjekësisë, ku studioi për tre vite, por më pas i ka ndërprerë studimet pasi humbi nënën dhe shfaqi probleme të shëndetit mendor.

Gjithashtu mësohet se edhe babai i kanë ndërruar jetë pak kohë më parë, teksa aktualisht jetonte i vetëm, dhe kishte vetëm një vëlla.

Edisoni e ka pranuar veprimin pas shoqërimit në polici, por nuk ka dhënë shpjegimie për motivin, teksa mësohet se ai ka qenë edhe më herët problematik në zonën ku banonte dhe ka kryer me parë akte të dëmtimit në varrezat e qytetit.

Sipas psikologëve, Edison mund të kërkojë prindërit e tij në varreza, por problemet e shëndetit mendor kane sjelle ne ngaterrimin e varrit.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u konstatua dje rreth orës 10:00 të paradites nga roja i varrezave, i cili vuri re dëmtime në pjeën e sipërme të varrit. Bazuar në informacionet e marra nga hetimet paraprake, ka qenë 36-vjeçari ai që ka kryer gërmimin.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Raportimet për gra me shami që tentonin të afronin të miturit në Tiranë, policia del me reagim zyrtar (Foto)
Next Post: “Mami vrau babin për te na shpëtuar ne”, modelja shqiptare përlot me historinë tragjike: Ai donte të… (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme