Skip to content

Lajmi I Fundit

Raportimet për gra me shami që tentonin të afronin të miturit në Tiranë, policia del me reagim zyrtar (Foto)

Posted on April 21, 2026April 21, 2026 By admin No Comments on Raportimet për gra me shami që tentonin të afronin të miturit në Tiranë, policia del me reagim zyrtar (Foto)

Policia ka reaguar zyrtarisht pas raportimit me video të shpërndara në disa media sociale lidhur me disa gra me shami të cilat pretendohej se tentonin të afronin fëmijë në një automjet në disa zona të kryeqytetit.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat policia thotë se është bërë i mundur identifikimi i dy shtetaseve që shfaqen në videon e publikuar, të cilat janë me “shtetësi iraniane dhe janë të pajisura me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë, për arsye humanitare”.

“Shtetaset, me inicialet M. G. dhe A. G., u shoqëruan më datë 21.04.2026 në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Nga verifikimet e deritanishme rezulton se këto shtetase janë me shtetësi iraniane dhe janë të pajisura me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë, për arsye humanitare.

Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake, nuk ka rezultuar që këto shtetase të kenë kryer veprime të kundërligjshme ndaj të miturve.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se, në këtë rast, nuk ekziston asnjë rrezik për sigurinë e të miturve”, thuhet në reagimin e policisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim dhe ndjekje të mëtejshme.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Armëpushimi SHBA-Iran drejt përfundimit/ 4 skenarët se çfarë mund të ndodhë
Next Post: Hapi “tunel” poshtë varrit në Lushnje! 36 vjeçari ish-student EKSELENT i mjekësisë, historia e trishtë e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme