Skip to content

Lajmi I Fundit

Protesta në Zvërnec : Pretenduesi i pronës tërhiqet zvarrë në mënyrë skandaloze

Posted on May 30, 2026 By admin No Comments on Protesta në Zvërnec : Pretenduesi i pronës tërhiqet zvarrë në mënyrë skandaloze

Një situatë e tensionuar ka shoqëruar ditën e sotme protestën e pretenduesëve të pronës në zonën e Zvërnecit. Përmes disa pamjeve filmike të shpërndara në rrjetet sociale, raportohet për përplasje fizike mes protestuesve dhe disa personave civilë me kapele dhe syze e pa uniformë zyrtare.

Sipas pamjeve të bëra publike, dallohen momente kur personat civilë tërheqin zvarrë një person që qëndron shtrirë pa bërë as reagimin më të vogël për t’u larguar apo për të kundërshtuar tërheqjen.

Në vendngjarje raportohet se ishin të pranishëm edhe dhjetëra efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët kishin krijuar një kordon sigurie për mbarëvajtjen e tubimit. Nga dëshmitë paraprake të pretenduesëve të pronës në terren, pretendohet se forcat e rendit nuk kanë ndërhyrë menjëherë për të sqaruar situatën apo për të ndaluar veprimet e personave pa uniformë, çka ka nxitur irritimin e mbledhur tek pjesëmarrësit.

Deri në publikimin e këtij raportimi, Policia e Shtetit apo Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë nuk kanë dalë ende me një njoftim zyrtar për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, zbardhjen e identitetit të personave të përfshirë apo motiveve të këtij incidenti.

Në zonën e Zvërnecit dhe Pishë Poros parashikohet ndërtimi i një resorti gjigant turistik nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, e cila lidhet me struktura investimi ndërkombëtare ku përfshihen Jared Kushner, Ivanka Trup si dhe Ramez e Mohamad Al-Khayyat nga Katari, sipas të dhënave të publikuara mbi projektin

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Teologia Merjemi Lumi e heq shaminë, e braktis fenëu dhe rrëfehet ekskluzivisht pse e bëri këtë veprim!
Next Post: Vdekja e futbollistit 13-vjeçar nga Kumanova , MPB: Shoferi i veturës është privuar nga liria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme