Skip to content

Lajmi I Fundit

Vdekja e futbollistit 13-vjeçar nga Kumanova , MPB: Shoferi i veturës është privuar nga liria

Posted on May 30, 2026 By admin No Comments on Vdekja e futbollistit 13-vjeçar nga Kumanova , MPB: Shoferi i veturës është privuar nga liria

Policia ka dhënë informacione shtesë në lidhje me vdekjen e futbollistit 13-vjeçar nga Kumanova, Agan Asani, përcjell TV21. Nga MPB thonë se i riu ka humbur jetën pas një aksidenti në trafik, respektivisht pasi ishte goditur nga një veturë deri sa po voziste trotinet elektrik. Policia thotë se shoferi i veturës tashmë është privuar nga liria.

Më 28.05.2026 rreth orës 21:10 në Sektorin për Punë të Brendshme (SVR) Kumanovë është raportuar se në rrugën rajonale Kumanovë–Shkup, në fshatin Çerkez të Kumanovës, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti pasagjerësh “Mercedes” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga F.S. (24) nga Kumanova, dhe një trotineti elektrik të drejtuar nga një i mitur 13-vjeçar nga fshati Çerkez. Pas aksidentit, i mituri është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Në orën 21:20 në Stacionin Policor të Kumanovës, drejtuesi i automjetit është privuar nga liria. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga prokurori publik dhe ekipi hetimor i SPB-Kumanovë”, thonë nga MPB.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Protesta në Zvërnec : Pretenduesi i pronës tërhiqet zvarrë në mënyrë skandaloze
Next Post: Terapi për tra*sgjinorët? Aktivistja: Kas*phanë, mos e pranoni! Shteti shqiptar s’ka lekë për morfinë për të sëmurët me ka*cer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme