Skip to content

Lajmi I Fundit

Rikthehet fenomeni “El Nino”, Ja me çfarë pritët të përballet bota në 5 vitet e ardhëshme sipas ekspertve…!

Posted on June 1, 2026 By admin No Comments on Rikthehet fenomeni “El Nino”, Ja me çfarë pritët të përballet bota në 5 vitet e ardhëshme sipas ekspertve…!

Tokën e presin 5 vite me të nxehtë ekstrem, si pasojë e fenomenit El Nino. Sipas raportit të Organizatës meteorologjike Botërore WMO, temperaturat globale 2026-2030 do të jenë deri në 1.9 gradë më shumë se mesatarja krahasuar me 100 vite më parë.

Gjithashtu mendohet se në 2027 temperaturat do të thyejnë rekordin e 2024 si viti më i nxehtë, si pasojë e mbërritjes në fund të këtij viti të El Nino.

Raporti ofron një përmbledhje të parashikimeve nga 13 institute në të gjithë botën në shkallë globale.

El Nino është faza e nxehtë e ciklit klimatik natyror ENSO, që karakterizohet nga një ngrohje anormale e ujërave sipërfaqësore të Oqeanit Paqësor qendror dhe Lindor.

Provokon luhatje meteorologjike dhe klimatike në shkallë globale.

Si pasojë e spostimit të ujërave të nxehta drejt Australisë dhe Indonezisë e akumulimit më pas në Amerikën Jugore, klima bëhet ekstremisht e thatë në zonat e para, ndërsa në Amerikën Jugore verifikohen shira dhe përmbytje të shumta.

Amerika e Veriut përfshihet nga dimra të ngrohtë dhe të thatë, Euroazia me dimra më të butë e reshje më të dendura.

Ky fenomen zgjat zakonisht nga 9-12 muaj, e më pas pasohet nga faza e kundërt që është La Nina, që shoqërohet me ftohje të madhe të ujërave oqeanike.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Trump i kërkoi të mos sulmonte Libanin, ministri izraelit i sigurisë presion Netanyahut: Thuaji ‘jo’ kam plane për ta..!
Next Post: MREKULLI/ Krijohet syri i parë bionik, mund të rikthejë plotësisht shikimin tek të verbërit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme