Skip to content

Lajmi I Fundit

Trump i kërkoi të mos sulmonte Libanin, ministri izraelit i sigurisë presion Netanyahut: Thuaji ‘jo’ kam plane për ta..!

Posted on June 1, 2026 By admin No Comments on Trump i kërkoi të mos sulmonte Libanin, ministri izraelit i sigurisë presion Netanyahut: Thuaji ‘jo’ kam plane për ta..!

Ministri izraelit i sigurisë kombëtare, Itamar Ben-Gvir i ka kërkuar Benjamin Netanyahut të sulmojë Hezbollahun, pavarësisht kërkesës së presidentit Donald Trump.

Me anë të një postimi në “X”, Itamar Ben-Gvir, i tha Netanyahut se një kryeministër i fortë i thotë ‘jo’, presidentit amerikan kur është nevoja. Ai theksoi se tani është momenti për ti thënë jo Trumpit.

“Zoti Kryeministër. Ju thatë se një kryeministër i fortë i thotë Presidentit të Shteteve të Bashkuara ‘po’ kur është e mundur dhe ‘jo’ kur është e nevojshme. Ky është momenti t’i themi mikut tonë, Presidentit Trump, ‘jo’. Tani është koha për të bërë atë që kërkohet dhe është e nevojshme për të goditur Hezbollahun, për të liruar duart e luftëtarëve tanë dhe për të rivendosur sigurinë në veri”, shkroi ai në X.

Ndërhyrja vjen pasi Donald Trump foli me kryeministrin e Izraelit dhe me Hezbollahun përmes ndërmjetësve. Presidenti amerikan, deklaroi se “Izraeli nuk do t’i sulmojë ata dhe ata nuk do ta sulmojnë Izraelin”.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Tensionohet përsëri situata në Lindjen e Mesme, IRANI kërcënon Izraelin; anulohen të gjitha bisedimet me SHBA
Next Post: Rikthehet fenomeni “El Nino”, Ja me çfarë pritët të përballet bota në 5 vitet e ardhëshme sipas ekspertve…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme