Skip to content

Lajmi I Fundit

Thriller me vdekjen e 19-vjeçares Shqipëtare në Greqi këto pamje nga kamera qendrore e hotelit u zhdukën..!

Posted on April 17, 2026 By admin No Comments on Thriller me vdekjen e 19-vjeçares Shqipëtare në Greqi këto pamje nga kamera qendrore e hotelit u zhdukën..!

Zhvillime të rëndësishme kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e 19-vjeçares Myrto në Argostoli, pasi autoritetet kanë konstatuar mungesën e një pjese të rëndësishme të videos nga kamera kryesore e hotelit ku ndodhi ngjarja.

Sipas televizionit grek “Alpha”, gjatë kontrollit u zbulua se nga kamera e hyrjes mungon një segment i videos, pikërisht ai që mbulon zonën ku tre të rinjtë dyshohet se e lanë vajzën pa ndihmë. Prokuroria pritet të kërkojë të gjithë materialin filmik jo vetëm nga hoteli, por edhe nga bizneset përreth, për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Rasti i 19-vjeçares ka tronditur opinionin publik në Greqi, ndërsa hetimet po nxjerrin në pah një seri elementësh shqetësues. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një dhomë të marrë me qira përmes Airbnb, në një hotel në qendër të qytetit.

Sipas të dhënave paraprake, vajza u takua me të dashurin e saj 23-vjeçar dhe së bashku shkuan në dhomën ku kaluan natën. Ky i fundit dyshohet se kontaktoi një 26-vjeçar, ish-peshëngritës, për të siguruar lëndë narkotike, që sipas dëshmive ishte kokainë.

Pas përdorimit të drogës, festa në dhomë ka vazhduar. Ndërkohë, pronarja e akomodimit ka deklaruar se një nga të rinjtë pyeste vazhdimisht nëse dhoma ishte e izoluar nga zhurmat, pa u sqaruar arsyeja.

Sipas dëshmive të tyre, 19-vjeçarja dyshohet se ka kërkuar edhe një dozë të dytë, megjithatë kjo pritet të konfirmohet nga analizat toksikologjike.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu komunikime mes 23-vjeçarit dhe një 66-vjeçari përmes një aplikacioni online. Ky i fundit i ka dërguar vajzës 220 euro përmes aplikacionit IRIS, pasi ajo kishte pretenduar se kishte probleme familjare dhe nuk donte të kthehej në shtëpi. Në bisedë janë zhvilluar edhe dy video-telefonata, për përmbajtjen e të cilave nuk ka ende informacion.

66-vjeçari është paraqitur vetë në polici dhe ka deklaruar se paratë i ka dërguar për ta ndihmuar vajzën të gjente një vend për të kaluar natën.

Autoritetet po hetojnë rolin e të gjithë personave të përfshirë, përfshirë 23-vjeçarin, 26-vjeçarin që dyshohet si furnizues i drogës dhe një 22-vjeçar me origjinë shqiptare.

Çështja ka ngritur pikëpyetje të shumta për atë që ndodhi në dhomën ku qëndronin të rinjtë, si dhe për arsyet pse vajza u gjet e braktisur në trotuar. Mungesa e pjesës së videos nga kamera e hotelit shton më tej dyshimet dhe kompleksitetin e hetimit.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik grek, duke rikthyer në vëmendje shqetësimin për përhapjen e lëndëve narkotike dhe ndikimin e tyre në shoqëri, veçanërisht tek të rinjtë.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Telashe për Netanyahun, 75 deputetë në Mbretërinë e Bashkuar firmosin nismën për sanksione ndaj Izraelit
Next Post: Gjuhë brutale, gafa dhe tone fetare: Pete Hegseth, Sekretari i Luftës që mendon se është “i dërguari i Zotit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme